Zbardhet sulmi ndaj noteres në Tiranë, pranga tre personave

Zbardhet sulmi ndaj noteres në Tiranë, pranga…

Janë arrestuar autorët e një shpërthimi me tritol të regjistruar në datën 30 janar në Tiranë, ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dautit.

Në pranga për këtë ngjarje kanë përfunduar tre persona, të identifikuar si Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj. Sa i takon ngjarjes, dy persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim nga Policia.

Ngjarja ndodhi në rrugën Perlat Rexhepi, dhe shpërthimi me eksplozim mendohet të jetë i porositur por ende nuk është zbardhur porositësi. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të zyrës së noteres dhe disa bizneseve aty pranë. Pas ngjarjes ata janë larguar duke vendosur një sasi plasëse dhe automjetin me të cilin udhëtonin dhe e kanë braktisur duke e hedhur në liqenin e Farkës.

https://59975816f0835f3536371fb5760e36a1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Shtetasit e mësipërm janë të dyshuar dhe për një tjetër ngjarje me eksploziv!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit