Zbardhet vdekja e 48-vjeçarit që u gjet në kanal, vihet në pranga shoku i ngushtë

Zbardhet vdekja e 48-vjeçarit që u gjet…

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku një  48-vjeçariu gjet pa shenja jete në një kanal në fshatin Bërxullë. Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij. Mendohet se ka ndërruar jetë  në banesën e këtij të fundit. 

Menjëherë policia ka vënë në pranga shokun e 48-vjeçarit, shtetasin me inicialet M.H. Pasi dyshohet  se ai e transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit. Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë”, njofton policia.

Ndërkaq, bëhet me dije se Janë sekuestruar gjithashtu sendet që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit