Zbardhi vrasjen e Behar Sofisë, shkarkohet prokurori Bledar Maksuti

Zbardhi vrasjen e Behar Sofisë, shkarkohet prokurori…

Prokurori Bledar Maksuti, i cili ishte në krye të hetimeve për vrasjen e biznesmenit dhe njëkohësisht baronit të drogës, Behar Sofia, është shkarkuar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpallir sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti, gjatë një procesi që hetoi të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.

Trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj, si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova, e cila ishte prezente në seancën dëgjimore, shpalli vendimin e marrë. Komisioni kishte konstatuar pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit, tashmë i ndjerë, por që ka qenë prokuror, noter e avokat, gjatë kohës që ishte gjallë.

Vetë Maksuti këmbënguli se deklarimet e tij të pasurisë ishin të vërteta dhe të sinqerta. Relatorja e seancës dëgjimore Genta Tafa Bungo, tha se iu duk sikur gjatë kësaj seance kishin bërë Vettingun e të atit të tij të ndjerë.

Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,”– tha ajo.

Përsa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht. Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008. Së fundmi ai zbardhi vrasjen e Behar Sofias dhe çoi pas hekurave grupin e vrasësve me pagesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit