'Zbarkojnë' makineritë në Fier, nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit

‘Zbarkojnë’ makineritë në Fier, nis puna për…

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm makineritë në Fier, aty ku do të ndërtohet edhe spitali i ri financuar nga Turqia.

Mjetet e rënda janë stacionuar në siperfaqen e tokës prej 5 ha ku do të ndërtohet spitali i ri i ardhshëm.

Bëhet me dije se në zonën ku do të bëhet spitali janë vendosur dhe shtyllat energjisë elektrike që do të furnizojnë kantierin.

Punimet fillimisht kanë nisur me hapjen e sheshit. Kompania turke e cila ka nisur punimet parashikon që të ndërtojë këtë spital brenda 3 muajve para zgjedhjeve të 25 prillit, një permtim ky i dhënë më herët nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kujtojmë që ditën që kompania turke inspektoi zonën tha se financimi do të shkojë në 70 milion euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit