Zbërthimit të SKY ECC, një shqiptar "kapo" i bandës së drogës, çfarë deklaroi gjatë gjykimit në Bruksel

Zbërthimit të SKY ECC, një shqiptar “kapo”…

Një 50-vjeçar shqiptar shqiptar, i gjykuar në Bruksel si drejtues i trafikut të kokainës, ka rrëfyer të hënën përfshrijen e tij në transportin e drogës në të gjithë Evropën, përpara se të arrestohej nga policia belge në vitin 2021.

Shqiptari Eridan Munoz Guerrero (ka mbiemrin e gruas së tij kolumbiane) është një nga të pandehurit kryesorë në këtë mega-gjyq të hapur përpara gjykatës së Brukselit, së bashku me më shumë se 120 persona të tjerë, francezë, belgë, shqiptarë, kolumbianë apo afrikano-veriorë, të arrestuar pas dekriptimit të Encrochat dhe Sky.

I pandehuri i parë që u thirr në tribunë, shpjegoi se ishte përgjegjës për marrjen me qira të makinave luksoze dhe monitorimin e shoferëve që dërgonin kokainë në Itali, Gjermani dhe madje edhe Suedi, nga Belgjika.

“Marr përgjegjësinë për atë që kam bërë, konfirmoj të gjitha deklaratat e mia në polici, konfirmoj se kam drejtuar një grup trafikantësh”, deklaroi ai, raportojnë mediet e huaja. 

Ai vuri në dukje në veçanti se ishte përgjegjës për vendosjen e pakove të drogës në makinat e mëdha të përdorura për dërgesa.

Çështja ka të bëjë me trafikun e gjerë ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit, të çmontuar nga policia belge në vitet 2021-2022 në bashkëpunim me ato të Italisë dhe Gjermanisë.

Droga transportohej në kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku, përkatësisht, nëpërmjet porteve të Antwerp, Roterdam, Hamburg dhe Le Havre. Kokaina përpunohej në Belgjikë, ndonjëherë e prerë me kimikate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit