Zbrazen 9 qarqe, të rinjtë migrojnë brenda vendit ose largohen në Europë

Zbrazen 9 qarqe, të rinjtë migrojnë brenda…

Bashkitë e Shqipërisë harxhuan me miliona lekë në tendera për të zbukuruar qëndrat e qyteteve në prag të festave të fundvitit. Në disa qytete edhe pse zbukurimet janë vendosur, në orët e mbrëmjes shikon shumë pak qytetarë që shëtisin dhe i shijojnë këto ditë fundviti. Emigracioni dhe migracioni ka bërë që shumë qytete e fshatra në Shqipëri të nisin të shpopullohen, e në to të mbeten vetëm pleqë.

Sipas të dhënave, përgjatë vitit 2022 është vënë re që nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre të kenë pësuar rënie të ndjeshme të popullsisë. Konkretisht rënie të numrit të banorëve kanë pasur Berati, Elbasani, Dibra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra. Banorët e këtyre qyteteve kanë braktisur vendlindjen dhe janë dyndur drejt Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Këto të fundit janë edhe qytetet e vetme të cilat kanë pasur një rritje të vogël të numrit të banorëve të tyre, ku Tirana e ka pasur shtesën 8 për 1 mijë banorë, Durrësin 4.1, dhe Vlora 1.3 për 1 mijë banorë. Qarqet që kanë pasur më shumë migrim dhe humbje të qytetarëve të tyre në vitin 2022 veçohen Dibra me 1 mijë e 822 banorë dhe Elbasani me 1 mijë e 283 banorë. Ndërkohë Gjirokastra është qarku që popullsia iu tkurrur me 4.2% në vitin 2022 duke mbetur rreth 54 mijë banorë.

Përveç migrimit të brendshëm që ka zbrazur qytetet, rënia e numrit të lindjeve dhe emigrimi i shumë qytetarëve në shtete të tjera perëndimore, ka dhënë ndikimin e tij në boshatisjen e vendit. Qeveria nuk ka asnjë plan masash për krijimin e kushteve të përshtatshme për të jetuar në qytetet e vogla. Tokat po braktisen dhe nuk po punohen nga fermerët, dyqanet po mbyllen pasi nuk kanë blerës, studentët pas Universitetit nuk kthehen më në qytetet e vogla, pasi kërkojnë të jetojnë në Tiranë ose të emigrojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit