Zbrazën armët dhe i 'nxorën tymin' ditëlindjes së shefes, 4 punonjësit e forcave ‘Shqiponja’ e pësojnë keq!

Zbrazën armët dhe i ‘nxorën tymin’ ditëlindjes…

Katër punonjës  policie janë pezulluar nga detyra pasi në një mënyrë të ‘çmendur’ festuan ditëlindjen e shefes. Policia bën me dije se katër punonjësit e forcave ‘Shqiponja’ e identifikuar si R.P, Xh.N, A.Sh dhe R.M janë pezulluar nga detyra pas videos së publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë.

Njoftimi:

Pas videos se publikuar ne rrjetet sociale nje dite me pare jane pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”

Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.

Po sipas burimeve behet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal per keta punonjes. Nderkohe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

(R.G/Faxweb.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit