‘Zbritja nga maja, pjesa më e rrezikshme’/ Johnson vendosë sistemin e paralajmërimit prej pesë nivelesh

‘Zbritja nga maja, pjesa më e rrezikshme’/…

Kryeministri britanik Boris Johnson do të vendosë një sistem paralajmërimi prej pesë nivelesh për koronavirusin në Angli, ku të dielën ai publikoi planet e qeverisë për të filluar lirimin e masave të bllokimit, njoftojnë media britanike.

Johnson do të njoftoi hapat e ardhshëm në betejën e Britanisë kundër pandemisë pas një bllokimi që ka mbyllur ekonominë dhe miliona njerëz në shtëpi për gati shtatë javë, raporton Reuters.

Media raportoi se Johnson do të detajonte një sistem paralajmërimi prej pesë nivelesh për Anglinë, duke filluar nga “jeshilja” në nivelin e pare, deri te “i kuq” në nivelin pesë për të kontrrolluar rrezikun e COVID-19 në zona të ndryshme dhe të lejojë qeverinë të rrisë kufizimet kur është e nevojshme.

Kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar – Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore – kanë disa fuqi mbi masat e tyre të bllokimit, por pritet të qëndrojnë gjerësisht në përputhje me ato që qeveria do shpalli për Anglinë.

Sisteme të koduara me ngjyra për të dalluar rajone me më shumë ose më pak rrezik janë përdorur në vendet e tjera pasi ato dalin nga masat e bllokimit, përfshirë Francën dhe Indinë.

Britania ka raportuar 31.587 vdekje nga koronavirusi, numri i dytë më i lartë i vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Transportit Grant Shapps tha të shtunën se nuk do të ketë ndonjë ndryshim dramatik në bllokimin e vendit.

Johnson pritet tu thotë njerëzve se tani do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për tu ushtruar më shumë se një herë në ditë dhe që qendrat e kopshteve – shitja e bimëve, farave dhe pajisjeve të kopshtit – mund të rihapen.

“Ky është pjesa e rrezikshme,” i tha Johnson gazetës Sun të dielën. “Ne e kalojmë kulmin tani, por do të duhet të punojmë edhe më shumë për të marrë çdo hap të duhur.”

“Malësorët gjithmonë thonë se zbritja nga maja është pjesa më e rrezikshme. Kjo është kur ju jeni përgjegjës për sigurinë tuaj dhe mund të bëni gabime. ”

Media njoftoi se qeveria do të ndryshojë parullën e saj nga “Qëndroni në shtëpi” në “Qëndroni vigjilent”, pasi ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia do të fillojnë të inkurajohen të kthehen në zyra dhe fabrika, për sa kohë që mund të ndiqen rregulla të rrepta të distancimit shoqëror. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit