Zbulimi/ Fusha magnetike e tokës po dobësohet

Zbulimi/ Fusha magnetike e tokës po dobësohet

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet.

Fusha magnetike është jetike për jetën në planetin tonë, pasi ajo na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e emetuara nga dielli.

Një rajon i madh me intensitet magnetik të zvogëluar është vërejtur midis Afrikës dhe Amerikës Jugore, të quajtur Anomalia e Atlantikut të Jugut, dhe ai ka formuar një qendër me intensitet minimal në vetëm pesë vjet, shkruan Daily Mail.

Studiuesit po aludojnë se dobësimi është një shenjë se Toka po shkon drejt një përmbysjeje të poleve, që ndodh kur polet e veriut dhe të jugut ndërrojnë vendet dhe hera e fundit që kjo ndodhi ishte 780,000 vjet më parë.

Kjo anomali po dëmton satelitët dhe avionët që fluturojnë nëpër zonë, pasi shumë prej tyre po pësojnë probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili mblodhi të dhëna nga yjësia e agjencisë Swarm, e cila është një grup satelitësh, raporton abcnews.al

Satelitet janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe lejojnë ekspertët të dallojnë zonat që janë dobësuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit