Zbulimi historik: Astronomët amerikanë zbulojnë, kometën gjigande, ja kur do të afrohet me Diellin

Zbulimi historik: Astronomët amerikanë zbulojnë, kometën gjigande,…

Astronomët amerikan kanë zbuluar një kometë gjigandë me diametër 100 deri në 200 kilometra, dhjetë herë më shumë se shumica e kometave tipike.

Është kometa më e madhe e gjetur në kohët moderne dhe pritet të bëjë afrimin më të afërt me Diellin në 2031.

Ajo u zbulua në kontekstin e vëzhgimeve të Sondazhit të Energjisë së Errët.

 Kometa është quajtur Bernardini-Bernstein,  pasi ishin dy astronautët në Universtietin e Pensilvanisë që e zbuluan atë.

Kometat janë trupa të akullt që avullojnë ndërsa i afrohen Diellit., për shkak të nxehtësisë së tij të lartë. 

Udhëtimi i kometës vlerësohet të ketë filluar në një distancë prej të paktën 40,000 njësi astronomike (40,000 herë distanca nga Toka në Diell) ose gjashtë trilion kilometra.

Është ndoshta trupi më i madh i Oort Cloud i gjetur ndonjëherë.

Në qershor 2021, kometa i ishte afruar Diellit në një distancë prej 20 njësive astronomike ose tre miliardë kilometra dhe pritet të arrijë orbitën e saj (pika më e afërt me yllin tonë mëmë) në janar 2031.

“Ne kemi privilegjin të zbulojmë ndoshta kometën më të madhe të vëzhguar ndonjëherë, ose të paktën më të madhen e studiuar ndonjëherë. Kometa nuk e ka vizituar sistemin tonë diellor për të paktën tre milion vjet”, tha profesori nga i cili ka marrë emër dhe kometa.

Kometa do të monitorohet nga afër nga bashkësia astronomike ndërkombëtare për të kuptuar më mirë përbërjen dhe origjinën e saj.

 Astronomët dyshojnë se ka shumë kometa të kësaj madhësie në Re të Oortit, përtej Plutonit dhe brezit Kuiper.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit