Zbulimi i bujshëm: Një mikrob e ndalon plotësisht malarien

Zbulimi i bujshëm: Një mikrob e ndalon…

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që e ndalon plotësisht malarien. BBC raporton se zbulimi i bujshëm është bërë nga një ekip nga Kenia dhe Britania e Madhe. Sipas shkencëtarëve, ky zbulim i madh ka potencialin për të kontrolluar sëmundjen.

Në fakt, shkencëtarët kanë zbluar një mikrob që i mbron mushkonjat nga infektimi me malarie. Por meqë malaria shpërndahet nga pickimi i mushkonjave, mbrojtja prej tyre është mbrojtje për njerëzit.

Mikrobi që bllokon malarien quhet Mikrosporidia MB dhe u gjet gjatë studimit të mushkonjave në Liqenin Viktoria në Kenia. Ky mikrob jeton në zorrë dhe gjenitalet e insektit. Shkencëtarët thanë se asnjë mushkonjë me këtë mikrob nuk kishte parazitin e malaries.

Dr. Jeremy Herren, që po udhëheq studimet, tha se zbulimi është si një surprizë. Sipas tij, kjo është një arritje e madhe. Më shumë se 400 mijë njerëz vdesin çdo vit nga malaria. Shumica e tyre janë fëmijë poshtë 5 vjeç.

Tani duhet siguruar që mushkonjat të infektohen me këtë mikrob për të penguar shpërndarjen e malaries.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit