Zbulimi i një kafke detyron shkencëtarët të rishkruajnë historinë e evolucionit njerëzor

Zbulimi i një kafke detyron shkencëtarët të…

Zbulimi i një kafke të madhe të fosilizuar, që ishte mbështjellë dhe fshehur në një pus kinez gati 90 vjet më parë, i ka detyruar shkencëtarët të rishkruajnë historinë e evolucionit njerëzor.

Analiza e mbetjeve ka zbuluar një degë të re të pemës familjare njerëzore, që tregon për një grup të panjohur më parë më shumë të lidhur me njerëzit modernë sesa Neandertalët, shkruan The Guardian.

Fosili i jashtëzakonshëm është quajtur një specie e re njerëzore “Njeriu i Dragoit” nga studiuesit kinezë, edhe pse ekspertët e tjerë janë më të kujdesshëm në lidhje me përcaktimin.

“Unë mendoj se kjo është një nga gjetjet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit“, tha Prof Chris Stringer, udhëheqës kërkimesh në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili punoi në këtë projekt, ndërsa shtoi: “është një fosil i ruajtur mrekullisht”.

Kafka duket se ka një prapavijë të mrekullueshme. Sipas studiuesve, ajo u gjet fillimisht në vitin 1933 nga punëtorët kinezë, që ndërtonin një urë mbi lumin Songhua në Harbin, në provincën më veriore të Kinës, Heilongjiang, gjatë pushtimit Japonez.

Për të mos rënë kafka në duart japoneze, ajo u mbështoll dhe u fsheh në një pus të braktisur, duke u rishfaqur vetëm në 2018, pasi njeriu që e fshehu i tregoi nipit të tij pak para se të vdiste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit