Zbulimi në Francë/ Virusi ka qarkulluar në Europë që në dhjetor

Zbulimi në Francë/ Virusi ka qarkulluar në…

Një lajm tronditës raportohet nga Franca.

Sipas të dhënave aty, bëhet me dije që virusi Covid-19, ka qarkulluar në Europë që në 27 dhjetor të vitit 2019.

Lajmi është konfirmuar nga një spital në periferi të Parisit, ku janë ri-analizuar tamponët e pacientëve që janë shtruar në spital në dhjetor, të cilët kishin pneumoni. Duke kërkuar në arkivat e testeve të bëra në atë kohë për të kërkuar viruse të tjera, janë gjetur papritur gjurmë të Covid-19.

Bëhet fjalë për një francez 50-vjeçar, i cili nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Kinë. Ndërkohë ai është shëruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka infektuar dhe dy fëmijët e tij, por dhe ata janë mirë tashmë. Ndërsa bashkëshortja e tij nuk është sëmurë dhe pse mjekët mendojnë se ajo e ka pasur virusin, por pa simptoma. Gruaja punon në një supermerkat pranë një reparti sushi ku ka dhe të punësuar kinezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit