Zbulimi tronditës në Francë/ Ja pacienti i parë me koronavirus

Zbulimi tronditës në Francë/ Ja pacienti i…

Një francez 43-vjeçar është identifikuar si ‘pacienti zero’ me koronavirus në Francë.

Amirouche Hammar është prekur nga koronavirusi që në dhjetor të vitit të shkuar, atëherë kur shumë pak njerëz mund të dinin gjë për virusin.

Ai u testua për grip dhe u gjet pozitiv për koronavirus më 27 dhjetor, shumë përpara 24 janarit, kur vendi thotë se ka regjistruar rastin e parë.

Hammar tha se ai nisi të kishte dhimbje në gjoks, kurse mjekët u habitën nga sëmundja e tij. Atij iu tha se kishte një infeksion në mushkëri dhe i vendosën maskë.

Akoma nuk dihet se ku e ka marrë ai virusin, pasi nuk ka asnjë lidhje me Kinën. E shoqja e tij punon pranë një tregu me kolege me origjinë kineze.

Ai u shërua dhe doli nga spitali pas disa ditësh. Tani atij i është konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi, pasi mjekët iu rikthyen rastit të tij.

Më 31 dhjetor, Kina njoftoi OBSH për një virus të ri, kurse francezi është prekur që më 27 dhjetor.

Edhe shtete të tjera mendojnë se virusi ka hyrë në vendet e tyre shumë më herët nga sa është regjistruar zyrtarisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit