Zbulohen 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, katër pacientë shërohen

Zbulohen 13 raste të reja me koronavirus…

Identifikohen 13 të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik testoi 193 mostra, nga të cilat rezultuan rastet e reja.

Instituti po ashtu bëri të ditur se sot janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1123 raste me koronavirus, ndërsa 30 prej tyre kanë vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit