Zbulohen avuj uji në hënën e Jupiterit, “mund të jetë e banueshme”!

Zbulohen avuj uji në hënën e Jupiterit,…

Astronomët kanë zbuluar prova të avujve të ujit në atmosferën e hënës së Jupiterit, Ganimedi, ç’ka i ka shtyrë shkencëtarët të besojnë se një dëshmi e tillë mund të sigurojë njohuri të reja mbi mundësin që “sisteme ekzoplanetare si Jupiteri” të jenë të banueshme, thuhet në një deklaratë për shtyp të NASA-s.

Ganymedi, hëna më e madhe në sistemin tonë diellor, ka qenë nën vëzhgimin e Teleskopit Hapësinor Hubble që prej viteve 1990. Përdorimi i të dhënave të arkivuara, si dhe të dhënave të reja të botuara në revistën, Nature Astronomy, i ndihmoi shkencëtarët të shqyrtojnë praninë e avujve të ujit gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas NASA-s, kjo hënë përmban më shumë ujë sesa të gjithë oqeanet e Tokës së bashku. Por temperaturat atje janë aq të ulëta sa uji që gjendet në sipërfaqe është i gjithi i ngrirë. Por çfarë potenciali ka kjo hënë për jetën? Për ta parë më qartë këtë, nga Agjencia Europiane e Hapësirës është planifikuar nisja një mision i pagëzuar si JUICE, apo JUpiter ICy moons Explorer në vitin 2022.

Sipas NASA-s, misioni JUICE do të mbërrijë në Jupiter në 2029-tën e do të kalojë atje të paktën tre vjet duke vëzhguar Jupiterin dhe tre hënat e tij më të mëdha, por në fokus do të ketë megjithatë Ganimedin, si trup planetar dhe habitat të mundshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit