Zbulohen detaje nga vrasja e Caroline, pyetja që e vuri me ‘shpatulla pas murit’ pilotin vrasës në Greqi

Zbulohen detaje nga vrasja e Caroline, pyetja…

Zbulohet detaje të tjera tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, e cila u vra në 11 maj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.

Hetimet zbulojnë të vërtetën pas 37 ditëve, pasi vetë bashkëshorti i saj i orientoi hetuesit drejt grabitjes, duke i mashtruar ata.

Oficerët e policisë, shkruajnë për mediat në Athinë, duke ndërtuar një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej.

Por si u arrit deri në pikën që vrasësi i lodhur nga seancat e gjata të pyetjeve u vendos me shpatulla pas murit? “Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre? . I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u thye.

“Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë” , tha ai duke u “çarmatosur”. Tashmë piloti grek është pas hekurave, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit