Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, “Koçolja” shantazhonte një grup kriminal”

Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e…

Dy 46-vjeçarët e zhdukur prej ditesh në qytetin e Sarandës, dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga persona të paidentifikuar.

Mësohet  se autorët e dyshuar janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, ndërsa shtoi se dy të zhdukurit kanë qenë në konflikt për çështjen e një prone, por që ka përfshirë dhe lëndë narkotike.

Ajo tregoi më tej se kur personi i njohur me nofkën “Koçolja” nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin e më pas eliminimin fizik.

Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.

Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. 

Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin. 

Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”,është shprehur gazetarja Klodiana Lala. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit