Zbulohen detajet e kontratës së Depay me Barcelonën, kush është veprimi që mund të pengojë transferimin

Zbulohen detajet e kontratës së Depay me…

Memphis Depay mund të quhet një futbollist i ri i Barcelonës, edhe pse ende mungon zyrtarizimi.

Sulmuesi holandez ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas dhe sot ai zhvillon ndeshjen e fundit me Lyonin para se të largohet si futbollist i lirë.

Ka qenë gazetari i njohur Nicolo Schira që ka publikuar edhe detajet e kontratës së Depayt me gjigantin katalunas.

27-vjeçari ka gjetur akordin me klubin katalunas për një kontratë tri vjeçare, kontratë e cila do ta mbante atë në Camp Nou deri në verën e vitit 2024.

Nga kjo marrëveshje ylli holandez do të fitonte pagë vjetore prej pesë milionë eurove në sezon, plus edhe disa bonuse të tjera.

Megjithatë zyrtarizimi ende mungon, pasi ky transferim mund të dështoj nëse Barcelona largon trajnerin holandez Ronald Koeman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit