Zbulohen katër trupa në varrezën masive në Jabukë të Zubin Potokut

Zbulohen katër trupa në varrezën masive në…

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa në varrezën masive të zbuluar në fshatin Jabukë të Zubin Potokut. Sipas tij, dyshohet se viktimat janë ekzekutuar gjatë luftës dhe më pas janë hedhur në një gropë gëlqereje, ndërsa hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit po vijojnë.

Sveçla deklaroi se varreza e re ndodhet rreth 900 metra larg një varreze tjetër të zbuluar më herët, në të njëjtën luginë, çka sipas tij ngre dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin grup viktimash. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të të zhdukurve dhe kërkoi durim deri në përfundimin e analizave shkencore që do të mundësojnë identifikimin e kufomave.

Ministri në detyrë akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe për përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre. Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet për të pagjeturit dhe angazhimin për të vënë para drejtësisë autorët e krimeve të luftës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit