Zbulohen mesazhet dhe fotot në telefonin e "babait" tradhtar

Zbulohen mesazhet dhe fotot në telefonin e…

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u mbyt në lumin Buna, pasi nuk përballonte dot më tradhtitë që kryente bashkëshorti, kanë dalë detaje të reja.

Gazetari Erald Harlicaj në një emision televiziv tregoi se është bërë e mundur  kqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, i cili mbahet në burg si shkaktari i kësaj ngjarje.

Gazetari ka shpjeguar se sipas mesazheve të shkëmbyera mes çiftit Arrazi duket se lidhja e tyre ishte krejtësisht e konsumuar madje janë lexuar edhe mesazhe me tone kërcënuese që Erdgysi i dërgonte 39-vjeçares.

Në telefon janë gjetur foto dhe video të babait të tre fëmijëve me të dashurën e re. Madje ai e kishte prezantuar këtë të fundit edhe me fëmijët, e cila kishte një foto duke i mbajtur fëmijët e të ndjerës Alma Arrazi.

Jeta e dyfishtë e Erdgys Arrazit, prezantimi i të dashurës së re me fëmijët, kërcënimet që ai bënte për ta larguar bashkëshorten nga shtëpia duke i thënë që nuk do t’i marrësh fëmijët, kanë shtyrë 39-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem për vete dhe të vegjlit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit