Zbulohen mesazhet mes nënës së 12-vjeçares dhe përdhunuesit të vajzës së saj

Zbulohen mesazhet mes nënës së 12-vjeçares dhe…

Nuk kanë fund zbulimet për rastin tronditës të 12-vjeçares nga Sepolia, e cila ishte viktimë e përdhunimit dhe e prostituimit.

Siç dihet, 53-vjeçari Ilias Michos, i cili përdhunoi dhe shiti vajzën 12-vjeçare, rezulton se ka bashkëpunuar me nënën e së miturës, e cila sipas hetimeve ka qenë në dijeni të të gjithë ngjarjes.

Mediat greke kanë publikuar disa mesazhe të reja të dërguara nga nëna e 12-vjeçares për 53-vjeçarin Ilias Michos, të dyshuarin kryesor në këtë rast të tmerrshëm.

Më datë 09.03.2022, nëna e 12-vjeçares i dërgon mesazhin e mëposhtëm 53-vjeçarit: “Ti do më japësh 100 euro sot se përndryshe të gjithë në shesh do ta marrin vesh se çfarë ke bërë”.

Në një tjetër mesazh të saj, më 10.07.2022, nëna i shkruan 53-vjeçares: “Do të çosh sërish 150 euro në zarf në farmacinë përballë furrës dhe do të thuash të njëjtën gjë si dje për mua. Këto janë gjërat e fundit që po të kërkoj dhe e more më lirë 450 euro. Shumë lirë e ke nxjerrë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit