
Thesare të rralla, duke përfshirë më shumë se 300 monedha argjendi, janë zbuluar pranë një kështjelle vikingësh në veriperëndim të Danimarkës. Lajmin e bëri të ditur menaxhmenti i muzeut që do t’i presë ato.
Një vajzë zbuloi thesaret vjeshtën e kaluar, ndërsa po kërkonte me një detektor metali në një zonë pranë një fushe misri. Monedhat e argjendit u zbuluan 8 kilometra larg kalasë së Firkatit, afër qytetit të Hobro, e cila daton në vitin 980 pas Krishtit.
“Thesare si ky janë shumë të rralla”, tha për AFP drejtori i muzeut të Jutland-it të Veriut, Lars Christian Norbach.
U gjetën edhe monedha me origjinë arabe dhe gjermane, si dhe një copë bizhuteri, me peshë 500 gram, nga Skocia ose Irlanda. Muzeu Historik i Aalborg do të shfaqë thesaret nga 1 korriku.