Zbulohet anëtarja “misterioze” e familjes Biden që mori para nga Kina

Zbulohet anëtarja “misterioze” e familjes Biden që…

Nusja e djalit të Presidentit Joe Biden, Hallie Biden, është anëtarja misterioze e familjes Biden, e cila ka marrë para nga Kina në vitin 2017. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, ekskluzivisht për The Washington Post. 

Të dhënat tregojnë se Hallie Biden mori 35,000 dollarë nga dy transferta në 2017 nga bashkëpunëtori i familjes Biden, Rob Walker, i cili mori 3 milionë dollarë më 1 mars 2017, nga State Energy HK Limited, një firmë e lidhur me CEFC China Energy. Presidenti Biden dyshohet se ishte “koka e madhe” e përmendur në komunikimet për të njëjtën sipërmarrje kineze. 

Një transferim te Hallie nga Robinson Walker LLC ishte 25,000 dollarë më 20 mars 2017 dhe 10,000 dollarë të tjerë u transferuan më 13 shkurt, duke ngritur shumë pikëpyetje sipas një ndihmësi të komitetit, pse paratë ishin të ndara në dy transferta dhe nuk u dhanë direkt pasi u morën 3 mln dollarë. Këto informacione po inicjojnë nisjen e hetimeve të reja, ndërsa shënimeve bankare nuk përfshijnë emrat e të gjithë marrësve të familjes Biden, që do të thotë se mund të ketë të tjerë të përfshirë nga familja Biden.

Hallie Biden është e veja e Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, dhe nënë e dy nipërve të presidentit, Natalie dhe Robert Hunter. Ajo u takua me djalin tjetër të presidentit, Hunterin, nga viti 2016 deri në vitin 2019, një afat kohor që përfshinte marrëdhëniet kineze.

Më shumë se një e treta e 3 milionë dollarëve që mori firma e Walker iu përcoll bashkëpunëtorit të familjes Biden, James Gilliar dhe “pothuajse e njëjta shumë”, 1,065,000 dollarë, u shpërnda midis anëtarëve të familjes Biden gjatë tre muajve, thuhet në memorandumin e komitetit. Memorandumi i stafit thotë se të dhënat bankare ngrenë pyetje për hetuesit “përse Hallie Biden, e raportuar publikisht se punon si këshilltare shkolle, mori para nga Robinson Walker, LLC; dhe kush është mbajtësi i llogarisë për llogarinë bankare të titulluar ‘Biden’”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit