Zbulohet antitrupi që bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit

Zbulohet antitrupi që bën të mundur eliminimin…

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennet, ka deklaruar se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.

Sipas ministrit izraelit, injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit. “Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.

Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit. Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit