Zbulohet arsyeja përse nuk punojnë të rinjtë, pagat e ulëta demotivuese

Zbulohet arsyeja përse nuk punojnë të rinjtë,…

Të rinjtë në vendin tonë po përballen me probleme të vazhdueshme në lidhje me pagat.

Për shkak të pretendmeve që ata kanë, pagat e ulta i bën ata të heqin dorë nga një punë e caktuar.

Të rinjtë shqiptarë motivohen nga paga, njohja, vlerësimi nga eprorët dhe kushtet apo ambienti i punës.

26% e të anketuarve rendisin si arsye primare të mosangazhimit të tyre në punë, pagat e ulëta që ofrojnë kompanitë, krahasuar me pretendimet e tyre.

Problematika e dytë për 16% të anketuarve është mentaliteti i punëdhënësit, komunikimi, siguria, përgjegjshmëria.
Së treti, por jo më pak të rëndësishme janë dhe kushtet e punës, trajnimet hyrëse dhe formimi profesional dhe mundësitë e rritjes në karrierë, përkatësisht me 15% të të anketuarve gjithsej secila.

42% e të rinjve shprehen se arsyeja kryesore se përse e konsiderojnë punësimin jashtë Shqipërisë është qëndrueshmëria finaciare dhe sociale. Zhvillimi profesional është thelbësor për 28% të anketuarve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit