Zbulohet arsyeja pse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tërhiqen nga Eurovizion

Zbulohet arsyeja pse Mali i Zi dhe…

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të papërballueshme për pjesëmarrjen. Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë, pasi Rusia, e cila është një kontribuese e madhe financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.

“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara” tha transmetuesi publik i Malit të Zi RTCG.

MRT në një deklaratë tha se “rritja e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje”, si dhe kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut i detyroi ata të marrin vendimin. Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit