
A keni parë ndonjëherë një statujë të Poseidonit ose Herkulit dhe keni pyetur veten pse organet e tyre gjenitale janë kaq të vogla? Ne mund tju themi se nuk kemi të bëjmë me një gabim dhe as vepër të një skulptori shakaxhi.
Historiani i artit, Andrew Lear, një specialist në artin dhe seksualitetin e lashtë grek shpjegoi logjikën e çuditshme që qëndron pas fenomenit.

“Ata kanë penise të vegjël dhe shumë të vegjël, krahasuar me mesataren e njerëzimit”, tha ai, para se të vinte në dukje se skulpturat janë gjithashtu zakonisht të dobëta.
Në atë kohë, rreth 400 para Krishtit, është e qartë se lloji ideal i trupit ishte shumë i ndryshëm nga ai që është sot. Në Greqinë e Lashtë penisët e mëdhenj nuk ishin në modë madje mashkulli nuk dukej aspak tërheqës.

Tendenca të tilla mund të dëshmohen nga veprat artistike të dala nga ajo periudhë.
Historiani Paul Chrystal zbuloi: “Penisi i vogël ishte në përputhje me idealet greke të bukurisë mashkullore. Ishte një simbol i kulturës më të lartë dhe një shembull i qytetërimit.”
