Zbulohet dëshmia rrëqethëse e vajzës që u abuzua s*ksualisht nga dy kuksianët

Zbulohet dëshmia rrëqethëse e vajzës që u…

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Kukës ka bërë me dije se ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Xhezmi H. 31 vjeç dhe Memo H. 24 vjeç, që të dy vëllezër nga fshati Lojme në bashkinë e Kukësit.

Mësohet se dy vëllezërit janë ndaluar nga policia e Kukësit si të dyshuar për kryerjen e “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Dy vëllezërit nga Kuksi dyshohet se kanë pasur me një vajzë 20 vjeçare nga Kosova, e cila sipas pretendimeve të babait të saj ka probleme me shëndetin mendor. Sipas babait të vajzës dy vëllezërit kanë përfituar nga gjendja e vajzës.

Gjyqtarja Merita Karaj ka pranuar kërkesën e prokurores Farie Vata, duke lënë me masë sigurie arresti me burg dy vëllezërit e arrestuar për kryerje të “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale  me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Avokatja e dy vëllezërve të akuzuar, Aurora Guska, ka deklaruar për BIRN-in se i akuzuari Xhezmi H. e ka pranuar akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 20 vjeçaren nga Klina e Kosovës duke pretenduar se kjo marrëdhënie është kryer me dëshirën e saj. Ndërkohë që Memo H., nuk e ka pranuar akuzën.

Por gjykata, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një denoncim nga një person i  pazoti  për të vepruar ka vendosur të lërë në burg të dyshuarin Xhezmi H dhe vëllain e tij, ndërsa ka lënë si detyrë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në dosjen e përgatitur nga policia gjyqësore thuhet se vajza D.B. 20 vjeçe, është parë nga policia e patrullës në orët e vona të natës tre net më parë në një rrugë në afërsi të xhamisë së qytetit të Kukësit. Vajza është shoqëruar në polici ku është marrë në pyetje.

Ajo ka sqaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy persona në një hotel në periferi të qytetit të Kukësit dhe në pyll dhe se më pas ata e kanë braktisur.

Pasi është marrë në pyetje, vajza më pas është shoqëruar për në spitalin e Kukësit për të marrë kujdes mjekësor dhe për t’ju nënshtruar analizave.

Të nesërmen, vajza nga Kosova është shoqëruar nga policia për të identifikuar hotelin ku ajo kishte qëndruar. Pasi është identifikuar hoteli, policia ka mundur përmes regjistrit të hotelit të identifikojë autorët e dyshuar dhe t’i ndalojë.

Gjatë ekspertizës paraprake mjeko-ligjore nuk është vërtetuar që vajza të ketë dëmtime si pasojë e dhunës.

Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë dy ditë më parë  pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren nga Klina e Kosovës, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj. 20-vjeçarja D.B. ishte larguar të premten e kaluar nga shtëpia e saj.

Vajza besohet se është larguar edhe më herët nga shtëpia pa lënë gjurmë. Në një rast në Kosovë pasi u gjet nga policia ajo tentoi të vetëvritej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit