Ilir Beqaj vihet në krye të Agjencisë së Donatorëve të BE

Ilir Beqaj vihet në krye të Agjencisë…

Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Sipas PD, Beqaj do të jetë në krye të drejtorisë për menaxhimin e Fondeve të Donatorëve, njësoj si një ministër pa portofol.

“Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do menaxhojë fonde, do të jetë një ministri e re e financave. Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake, që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile.

Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet. Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive”, deklaronte pak kohë më parë deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit