Zbulohet droga më vdekjeprurëse, që njihet si “kokaina rozë”

Zbulohet droga më vdekjeprurëse, që njihet si…

Një drogë shumë e rrezikshme, që njihet si “kokaina rozë”, po shpërndahet masivisht në  klubet britanike, pasi u kontrabandua në Mbretërinë e Bashkuar përmes karteleve kolumbiane.

Droga, një përzierje e ketaminës dhe MDMA, është vendosur të jetë narkotika e zgjedhur e kësaj vere, pasi u zbulua për herë të parë në festivalet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar. 

Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të përmbajë një përzierje potencialisht vdekjeprurëse, duke bërë përdoruesit të shohin turbullt, të pësojnë sulme paniku, ankthi, si dhe tu shfaqë problemeve të zemrës.

Një përdorues i tha “The Sun”: “Gjendet shumë në klube ku festohet. Është thjesht një drogë që të bën të ndihesh në qejf, e përsosur për festivale. Dikur ishte shumë e vështirë për t’u marrë në dorë, por tani është më e lehtë për t’u gjetur, kështu që të gjithë janë të prirur ta provojnë.”

Kokaina rozë, e njohur edhe si Tuci, 2cb ose Rosada, e ka origjinën nga qyteti kolumbian Medellin, qytet që lidhet me tregtinë e seksit.

Fillimisht droga përmbante gjurmë të drogës halucinogjene 2cb, e njohur tek hipitë në vitet 1970. Por tani ajo ka evoluar në një përzierje tjetër dhe është përshkruar në Amerikën e Jugut si “shumë mijëvjeçare” dhe “Coca-Cola e drogës”.

Vitin e kaluar një bandë britanike droge u kap për trafikim nga një bazë në Ibiza. Ata u kapën me 13 kilogramë kokainë rozë, me një vlerë tregu prej 1.1 milion paund. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në ishull dhe dy të tjerë në Kolumbi, ku kishin udhëtuar për të negociuar marrëveshje.

Sarah, një përdoruese, 34 vjeç tha: “Shitej 40 £ për gram, afërsisht i njëjti çmim si MDMA dhe ne e thithëm atë. Efekti zgjat rreth katër orë.”

Partneri i saj, 31 vjeç, shtoi: “Është si ekstazi, por shumë më e gjallë. Gjithçka të duket e bukur, ndihesh shumë i lumtur. Të duket çdo gjë qesharake dhe të vjen për të qeshur.”

Statistikat e fundit tregojnë se 4,859 britanikë humbën jetën nga droga në 2021 – 67 nga Ekstazi. Në Kolumbi në vitin 2021, një bandë e njohur si Tecno u kap duke shitur Tuci të lidhur me opioidin e fuqishëm fentanil, një drogë që ka shkatërruar Amerikën. Më shumë se 70,000 të varur në SHBA humbin jetën nga fentanili çdo vit dhe punonjësit e shëndetësisë që luftojnë krizën thonë se kjo është një betejë e humbur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit