Zbulohet e ardhmja e Armando Sadikut, arrihet marrëveshja mes palëve

Zbulohet e ardhmja e Armando Sadikut, arrihet…

Më e pakta deri në fund të këtij sezoni, i cili do të luhet edhe gjatë verës për shkak të pezullimit disa mujor nga pandemia, Armando Sadiku do të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës.

Sulmuesi shqiptar, Sadiku, i cili luan i huazuar te Malaga nga Levante, ka bërë gjestin shumë të mirë për t’i ardhur në ndihmë klubit të tij. Ai ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Malagës, që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit, edhe pse kontrata e tij me klubin përfundon më 30 qershor.

Përtej kësaj, Armando Sadiku ka pranuar që pas 30 qershorit të mos kërkojë pagë, duke parë e duke marrë parasyshë edhe problemet e klubit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit