Zbulohet emrat dhe fotot e 8 minorenëve shqiptarë të zhdukur në Angli

Zbulohet emrat dhe fotot e 8 minorenëve…

Një histori e përsëritur dhe e trishtë të miturve shqiptarë të cilët largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë drejt Europës.

Prindër të cilët nxjerrin nga Shqipëria fëmijët  e tyre në Europë e më pas duke paguar shuma deri në 20.000 euro, i dërgojnë në Angli për një jetë më të mirë.

Ata janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për ti përdorur si bahçevanë në “shtëpitë e barit” ku rrisin Kanabis.

Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.

Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.

Emrat e tyre:

Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

Elis Celkupa vjeç 16  i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.

Sufjan Kastrati vjec 17   i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield  Londër.

Tahir Lala vjeç 16   i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.

Denis Haliaj vjeç 17   i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.

Adrian Mata vjeç  17    i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën  Bradford, West Yorkshire

Arben Axhami vjeç 16   i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën  Enfield, Middlesex.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit