Zbulohet faltorja romake pranë vendit ku u gjet i varrosur mbreti Richard III

Zbulohet faltorja romake pranë vendit ku u…

Pak metra larg vendvarrosjes së mbretit Richard III, Katedrales së Leicesterit, arkeologët kanë zbuluar një faltore romake. Zbulimi u bë gjatë gërmimit të një ish-varreze dhe restaurimit të katedrales. Një ekip nga Shërbimet Arkeologjike të Universitetit të Leicester-it zbuloi bazën e një guri altari, i cili ka çuar në teorinë se ky vend përdorej për të adhuruar perëndi dhe perëndesha.

Mathew Morris, Drejtor i Gërmimeve, shkroi në një postim në blog: “Duke pasur parasysh kombinimin e një strukture nëntokësore me mure të pikturuara dhe altarin që kemi gjetur, një interpretim, i cili dukej se forcohej ndërsa gërmuam më shumë, mund të qoftë se kjo ishte një dhomë e lidhur me adhurimin e një perëndie ose disa perëndive. Ajo që ne do të shohim këtu është një vend privat adhurimi, ose një faltore familjare ose një dhomë kulti ku një grup i vogël individësh ndaheshin në adhurim privat.”

Ndërsa më tej shpjegon: “Dhomat e nëndheshme si kjo shpesh kanë qenë të lidhura me pjellorinë dhe kultet e misterit dhe adhurimin e perëndive si Mitra, Cybele, Bacchus, Dionisius dhe perëndeshë egjiptiane Isis. Fatkeqësisht, asnjë dëshmi e një mbishkrimi nuk mbijetoi në altarin tonë, por do të kishte qenë fokusi kryesor për sakrificat dhe ofertat për perënditë, dhe një pjesë kyçe e ceremonive të tyre fetare.”

Një ndërtesë romake u gjet më parë në vitin 1861 poshtë kullës së katedrales kur ajo ishte duke u rinovuar. Kjo nxiti teorinë se një tempull romak mund të kishte qenë atje shekuj më parë dhe tani kjo dëshmi e re tregon që ajo është e vërtetë, raporton The Sun.

Ekipi ka zbuluar gjithashtu më shumë se 1,100 varrime dhe monedhën e parë anglo-saksone të gjetur në Leicester për gati dy dekada. Vendet e varrimit variojnë nga shekulli i 11-të deri në mesin e shekullit të 19-të. Në vitin 2012, skeleti i mbretit Richard III, i cili u vra në Betejën e Bosworth Field në 1485, u gjet nën një parking makinash në Leicester.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit