Zbulohet identitet i ish-kandidates për kryebashkiake që u ekzêkútua dje

Zbulohet identitet i ish-kandidates për kryebashkiake që…

Një ditë më parë, ishulli i njohur grek Zakynthos u trondit nga vrasja e një biznesmeneje që udhëtonte në motorr bashkë me bashkëshortin (mbeti i plagosur).
Një ditë pas vrasjes së Christina Kloutsinioti, 37 vjeç të tjera detaje mësohen në lidhje me ekzekutimin.

Mediat greke thonë se bëhet fjalë për një ekzekutim të tipit mafioz që vjen pikërisht në kohën kur Christina Kloutsinioti, kishte kandiduar edhe për kryebashkiake zonën e Zakynthos. Ajo ishte gjithashtu pronare e një hoteli në Laganas.

Edhe bashkëshorti i viktimës është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje disa vite më parë ku i vodhën një biznesmeni tjetër një shumë prej 550 mijë eurosh. Por ai nuk u akuzua asnjëherë për këtë çështje.

Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë të vogël ndërkohë që 53 vjeçari ka një fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Si ndodhi vrasja
Në momentin që çifti ishte duke udhëtuar me motor vetëm pak metra larg banesës së tyre, dy persona që ishin duke lëvizur po me motorë u afruan dhe hapën zjarr ndaj çiftit duke lënë të vdekur në vend 37 vjeçaren dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, 53 vjeç.

Sipas raportimeve, dy vrasësit ishin veshur me rroba të errëta të dhe helmeta të ngjashme me uniformat e policisë vendase./Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit