Zbulohet identiteti dhe merret në pyetje shqiptari që ndihmoi Faruk Fatih Ozer

Zbulohet identiteti dhe merret në pyetje shqiptari…

”Rrethi është duke u zvogëluar për Faruk Fatih Ozer, themeluesin eThodex” shkruan media turke Hurriyet.

Po sipas Hyrriyet mësohet se shtetasi shqiptar që u kap nga kamerat e hotelit ku thuhet se qëndroi Farku është Altjan Canaj. 

Mësohet se Canaj është marrë në pyetje nga polica shqiptare  dhe sipas dëshmisë së tij të parë ai ka pranuar se ata e ndihmuan Faruk Fatih Ozer me personin e quajtur Edevaldo Haxhiu.

Canaj gjithashtu është shprehur se ai e kuptoi se Faruk Ozer ishte fajtor pas lajmeve në shtyp.

Ai i tha se e pritën Ozer, themeluesin e arratisur të Thodex, në aeroport me kërkesë të një shoku të tij të njohur dhe e çuan në hotel.

Kur Canaj mësoi nga raportet e medias se Özer ishte përfshirë në një mashtrim të madh, ai tha se u takua përsëri me Edevaldo Haxhiu. 

Ai deklaroi se kishte ikur nga policia për 15 ditë dhe ishte fshehur për shkak të frikës.

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia duke ardhur në Shqipëri në 18 prill duke mbyllur gjithashtu shërbimet e kompanisë së tij “Thodex”, në të cilën kishin investuar më shumë se 350 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre, turq.

Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj tyre është 2 miliard dollar, ndërsa një pjesë të parave ai i mban me vete në një server të posaçëm në formë kriptomonedhash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit