Zbulohet kodi që produksioni i BBV ka me banorët kur nuk duhet të flasin për një temë të caktuar

Zbulohet kodi që produksioni i BBV ka…

BBV tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes, sidomos pas debateve që ndodhin aty. Por Olti Curri, i cili gjatë gjithë kohës është vëzhgim të BBV, ku nuk kursen as ironinë, ka postuar në storyn e tij në Instagram, një moment të rëndësishëm ku dallohet qartë se banorët kur nisin të flasin për tema që nuk duhen, ndalohen nga produksioni përmes një mesazhi të koduar, duke thënë: Kujdes mikrofonin, madje edhe në momentin që nuk ka probleme dhe punon mirë.

Antonela:

Kur ke probleme me ankthin, pse nuk e ke treguar më parë, por e kishe për turp? Unë kur e kam takuar Semin jashtë që më tha se do hynte në BBV, i pata thënë se edhe mua më është bërë kjo ofertë, madje para se të hyja tek Top Arena, më tha: E unë ndihem në siklet, se unë jam tip i turpshëm dhe unë nuk di me kë do afrohem.

Produksioni:

Antonela, kujdes mikrofonin!

Antonela:

Obobo, po as këtë? As këtë s’lejohet?

Sarah:

Lëre, mos e diskutojmë më, hajde ndërrojmë temë.

Gjithashtu në një story tjetër, Curri tregon momentin kur valoni u thotë banorëve se blogeri po i masakron me komente.

Valon Shehu:

Olti Curri ju ka masakru, ku ku ku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit