Zbulohet laborator droge në një banesë në Itali, në pranga pronari shqiptar

Zbulohet laborator droge në një banesë në…

Në San Severo në Itali u zbulua një laborator për përgatitjen e heroinës. Policia italiane vuri në pranga pronarin e laboratorit, një 40-vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

Në laboratorin e drogës u sekuestruan mbi 18 kilogram lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e lëndës narkotike.

Oficerët ndoqën makinën pasi bënte manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime deri në ‘Luisa Fantasia’ ku identifikuan shoferin.

Shoferi i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe ka raportuar rrethana të pamundura në lidhje me sjelljen e tij, ndaj oficerët kanë vendosur të kryejnë një kontroll më të plotë.

Në shtëpinë e të arrestuarit u gjet 1 mikser, 1 prese hidraulike 20 ton, kallëpe për përgatitjen e lëndës narkotike, blloqe, makineri ambalazhimi me vakum së bashku me mbi 18 kg lëndë narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit