Zbulohet mali prej ari në Afrikë, njerëzit dynden me lopata për të gërmuar

Zbulohet mali prej ari në Afrikë, njerëzit…

Një mal prej ari është zbuluar në një fshat në provincën e Kivusë Jugore të Kongos. Njerëzit me lopata në krah u dyndën në mal, veprim ky që i bëri autoritetet të ndalojnë punën në miniera derisa të vendoset më shumë mbikëqyrje. 

Nxjerrja e mineraleve me mjete si lopata është e zakonshme në të gjithë Republikën Demokratike të Kongos dhe miniera “artizanale” e arit është veçanërisht e përhapur në lindjen dhe verilindjen e vendit.

Minatorët, tregtarët dhe anëtarët e forcave të armatosura të Kongos (FARDC) u kërkuan të largoheshin nga vendet e minierës përreth Luhihi dhe të gjitha aktivitetet minerare u pezulluan deri në një njoftim të dytë.

Prodhimi i arit në Kongo raportohet në mënyrë sistematike dhe tonelatat e metaleve të çmuara kontrabandohen në zinxhirët e furnizimit global përmes fqinjëve të tij lindorë, raportoi Grupi i Ekspertëve të OKB-së për Kongon vitin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit