Zbulohet merimanga gjigante me tetë këmbë

Zbulohet merimanga gjigante me tetë këmbë

Një merimangë e rrallë gjigante është zbuluar në Australi. Merimanga me tetë këmbë është aq e madh sa është quajtur “Euoplos dignitas”, që do të thotë madhështi në latinisht, për nder të madhësisë së tij mbresëlënëse.

Studiuesit thonë se merimangat femra, të cilat zakonisht janë më të mëdha se meshkujt, mund të rriten deri në pesë centimetra në gjatësi trupore. 

Është një specie e madhe dhe e bukur”, tha një nga studiuesit kryesorë, Dr Michael Rix, i cili është kurator i araknologjisë në Muzeun e Queensland.

Megjithatë, shanset për t’u përballur me merimangën janë mjaft të ulëta, thonë shkencëtarët. Merimanga jeton në pyje dhe i ndërton strofkat e saj në tokat e zeza të Brezit Brigalow në Queensland Qendror, i cili është në bregun verilindor të Australisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit