Zbulohet misteri i shpërthimit të autobusit që çoi në aksidentin tragjik me shqiptarë

Zbulohet misteri i shpërthimit të autobusit që…

Mediat kanë zbuluar misterin e shpërthimit të autobusit i cili bëri që të humbnin jetën tragjikisht 42 persona.

Të gjithë viktimat në aksidentin e tmerrshëm kanë qenë në derën e mesme të autobusit, duke tentuar të shpëtojnë.

Gazetarja Patricija Kirova nga Bullgaria foli edhe për arsyet jozyrtare të cilat sipas autoriteteve dhe mediave e atjeshme e kanë shkaktuar fatkeqësinë. Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme, ku sipas policisë bullgare, pranë gomave rezervë ka pasur edhe fuçi me naftë.

“Rruga ishte krejt me naftë. Autobusi është lëvizur me 100km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov – Sekretar për Siguri të Pernikut.

“Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi ku është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë. Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga gardhi mbrojtës, ka vozitur 50 metra pa ndalur.

Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka hyrë në bankinë ka rënë zjarr, kurse zhurma në autobus e ka shkaktuar djegien e 45 personave që ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit