Zbulohet në Iran buzëkuqi më i vjetër në botë

Zbulohet në Iran buzëkuqi më i vjetër…

Në një zbulim të rrallë në Iran është gjetur një buzëkuq që është përdorur para 3700 vitesh. Buzëkuqi i ndezur flakë në ngjyrë, është gjetur në vitin 2001, në rajonin Jiroft në juglindje të Iranit, por studime të fundit me teknologjinë e radiokarbonit tregon se mund të ketë ardhur prej vitit 1600 p.e.s.

“Zbulimi është një preparat për ngjyrosjen e buzëve, ndoshta më i hershmi deri më tani i raportuar në mënyrë analitike. Përbërësit mineralë të substancës së kuqërremtë u identifikuan si hematit, një mineral oksid që prodhon një ngjyrë të kuqe. Përzierja, ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me recetat e buzëkuqeve bashkëkohorë”, vëren studim i botuar në revistën Scientific Reports.

Mbetjet arkeologjike u zbuluan për herë të parë kur lumi Halil, provinca Kerman, Irani juglindor, përmbyti pellgun e tij, disa varreza të mijëvjeçarit të III p.e.s.

“Pasi u përmbytën varrezat, vendasit gjetën objekte të çmuara nga të cilat disa u grabitën dhe disa humbën në tregun e antikave”, thotë studimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit