Zbulohet një substancë tek foshnjat: Burrat i bën të qetë, gratë më agresive

Zbulohet një substancë tek foshnjat: Burrat i…

Një kimikat i quajtur heksadekanal C16H32O, e cila lëshohet nga lëkura, fryma por ndonjëherë edhe nga feçet nuk ka erë, por ndikon në sjelljen e njerëzve. Konkretisht nëse këtë kimikat e nuhat një burrë ai bëhet më i qetë, teksa tek gratë ndikon negativisht duke i bërë më agresive.

Sipas msn.com kjo lloj arome lëshohet kryesisht nga foshnjat. Pas kësaj, duket se njerëzit ndryshojnë sjellje edhe përmes aromave të tyre të trupit.

Këtë e ka komfirmuar edhe Eva Mishor nga Instituti i Shkencës Weizmann në Izrael i cili ka arritur në këtë përfundimit të studimit.

Eva Mishor:

Studimi i jep më shumë fuqi nocionit se njerëzit komunikojnë nga substancat kimike që lëshojnë trupat e tyre. Më parë studimet tregonin se heksadekanali redukton stresin tek minjtë, por tani ky studimin tregon se substanca kimike në fjalë vepron edhe tek njerëzit.

Ndërkohë për studimin në fjalë janë marrë 67 burra dhe 60 gra – nga mosha 21 deri në 34 vjeç të cilët nuhatën vajin e karafilit të përzier me heksadekanal. Pas kësaj ata nisën të luajnë një lojë në internet dhe u pa që gratë që kishin nuhatur këtë lloj substance ishin më agresive dhe shpërthyese në lojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit