Zbulohet pse Cameron anuloi takimin me presidentin Begaj

Zbulohet pse Cameron anuloi takimin me presidentin…

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili vizitoi Shqipërinë, ka anuluar takimin që kishte planifikuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj.

Sipas mediave të huaja, Cameron e ka ndërprerë ditën e sotme udhëtimin në Shqipëri, për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Britani.

Mësohet se Cameron i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Doëning Street rreth orës 16:00.

Rishi Sunak refuzoi kërkesën për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pas thashethemeve që u përhapën me shpejtësi në Westminster se Kryeministri mund të thërriste një votim në vetëm disa orë.

I pyetur nga lideri i SNP Westminster, Stephen Flynn në PMQs, lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme Sunak tha: “Siç ia kam thënë vazhdimisht atij, do të ketë një zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit