
Një tjetër qendër prostitucioni zbulohet në kryeqytet.
Bëhet fjalë për një qendër masazesh në Unazën e Madhe, në të cilën ushtrohej veprimtaria e paligjshme e prostiticionit.
Policia e Tiranës bën me dije se qendra e masazheve u zbulua në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower” (Lulja).
Në kuadër të operacionit është shpallur në kërkim një 29-vjeçar, ndërsa është vënë në pranga menaxherja e qendrës së masazheve. Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë.