Zbulohet renditja/ Ja kur do të këndojë Anxhela Peristeri në ‘Eurovision’

Zbulohet renditja/ Ja kur do të këndojë…

Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, është përfaqësuesja e Shqipërinë në festivalin e njohur “Eurvision 2021”. Ajo do të konkurrojë me këngën që mban titullin “Karma”.

Së fundmi, faqja zyrtare e “Eurovision 2021”, ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmë finale.

Anxhela Peristeri, do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Anxhela prezantoi më së miri veten dhe vendin, duke pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare. Madje disa prej këtyre fotografive u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit