Zbulohet salla e banketit nga koha e Jezusit që përdorej për të pritur VIP-at biblikë

Zbulohet salla e banketit nga koha e…

Një sallë e lashtë banketi që daton në kohën e Jezusit është hapur dhe pret vizitorë në Jerusalem. Rrënojat u zbuluan pranë skajit të malit të tempullit të Jeruzalemit, një vend i shenjtë i njohur nga Judaizmi, Krishterimi dhe Islami për mijëra vjet.

Arkeologët mendojnë se struktura është përdorur për të pritur “VIP-at” përpara se ata të vizitonin Malin e Tempullit. Salla është e përbërë nga dy dhoma dhe një korridor i zbukuruar që kishte burime uji që rridhnin nga kolonat.

Struktura thuhet se daton rreth viteve 20-30 pas Krishtit. Shlomit Weksler-Bdolach drejtoi gërmimin për Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit. Ajo tha: “Kjo është pa dyshim një nga ndërtesat publike më madhështore nga periudha e Tempullit të Dytë që është zbuluar ndonjëherë jashtë mureve të Malit të Tempullit në Jerusalem. Ndërtesa, e cila me sa duket qëndronte përgjatë një rruge që të çon në Malin e Tempullit, u përdor për funksione publike.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit