Zbulohet se Covid-19 ështe më i rrezikshëm se SIDA, çdo 18 sekonda humb jetën 1 person

Zbulohet se Covid-19 ështe më i rrezikshëm…

 Deri më tani ka më shumë se gjysmë milioni të vdekur në të gjithë botën. Numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në gjysmë milioni njerëz të dielën, sipas një raporti të Reuters, një etapë e rëndë për pandeminë globale e cila po përhapet gjithnjë e më shumë në disa vende.

Mesatarisht, më shumë se 4,700 njerëz po vdesin në të gjithë botën nga sëmundja e lidhur me COVID-19 çdo 24 orë, sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në një mesatare nga 1 deri më 27 qershor. Kjo barazohet me 196 persona në orë, ose 1 person çdo 18 sekonda. Ndërsa niveli i përgjithshëm i vdekjeve ka rënë në javët e fundit, ekspertët e shëndetit kanë shprehur shqetësime në lidhje me numrin rekord të rasteve të reja në vende si Shtetet e Bashkuara, Indi, Brazili dhe Azi.

Rreth një e katërta e të gjitha vdekjeve deri më tani kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, megjithëse vdekjet në Brazil dhe India po rriten me shpejtësi, tregojnë të dhënat e Reuters. Shkalla e vdekjes mesatarisht arrin në 78,000 në muaj, krahasuar me 64,000 vdekje të lidhura me SIDA dhe 36,000 vdekje nga malarja, sipas shifrave të vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit