Zbulohet shifra/ Kriza e koronavirusit ka nxjerrë pa punë 38 900 persona vetëm nga biznesi i madh

Zbulohet shifra/ Kriza e koronavirusit ka nxjerrë…

Kriza e koronavirusit ka nxjerrë pa punë 38 900 persona. Shifra u bë e ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Në një emision televiziv, ajo u shpreh se kjo shifër i referohet vetëm biznesit të madh.

“Nga të dhënat deri në muajin prill, ka 38 900 punonjës më pak në listë-pagesë në krahasim me muajin shkurt, kur situata ka qenë normale. Sektorët që janë prekur më shumë janë ai i prodhimit dhe ai i shërbimit. Kjo është një shifër që i referohet biznesit të madh, pasi biznesi i vogël i jep deklaratat e listë-pagesave një herë në 3 muaj dhe numrin e saktë të papunëve për këtë periudhë do ta kemi vetëm rreth datës 20 korrik”, theksoi Ibrahimaj në emisionin “A2 Business Week”.

Ndërsa Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, deklaroi se situata në sektorët e prodhimit do të jetë e vështirë deri në tetor.

“Është e pamohueshme që disa kompani e kishin të pamundur që të vijonin të mbanin njerëzit në punë. E para, për shkak të masave shtrënguese dhe protokollove, por edhe nga frika e vetë punonjësve. Gjithashtu, këto ndërmarrje nisën të kishin mungesa në eksporte. Situata te fasoni do të jetë e tillë deri në tetor”, tha Shkodra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit