Zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë në Tiranë, të rinjtë u njohën në internet

Zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë në…

Janë zbuluar të tjera detaje tragjike nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën. 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.

BW raportoi se Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.

Gazetarja Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit